top of page

ZYRA

JONË

Studio ligjore Tafaj u themelua në vitin 1992, dhe prej vitesh sjell shërbime për zgjidhjen e problemeve ligjore të klientëve.

Zyra jonë përbëhet nga tre avokatë, të cilët nëpërmjet eksperiencës shumëvjecare, në fushat e ndryshme të drejtësisë. Bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca, konfidencialiteti dhe profesionalizmi i bashkuar i juristëve tanë ka sjellë frytet dhe benefitet e zyrës. 

   

AVOKATËT TANË

IMG-4170.JPG
Profile pic.jpg
eaaffa9d-3ec0-48f3-b376-ec7269c7d431.jpg
Dr. Av. Sinan Tafaj
​​​​​

Sinan Tafaj, lindur më 17 shkurt 1956, ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1982, si një nga studentët më të spikatur të gjeneratës së tij. Ai është lektor i të Drejtave të Njeriut në disa universitete të njohura në Europë.

 

Ka udhëhequr ekspertiza ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka përfaqësuar kauza të rëndësishme civile për individë dhe subjekte juridike, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Nënë Tereza” dhe ka marrë tituj nderi nga institucione të rëndësishme ndërkombëtare si OSBE, UNDP dhe Akademia Europiane e Ligjit.

Karrierën e ka nisur si këshilltar ligjor në Gjykatën e Tiranës, më pas në Prokurori.

 

Gjatë viteve 1994–1998 ka qenë pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Akademinë e Rendit, ndërsa njëkohësisht ka ndjekur studimet doktorale në të Drejtën Ndërkombëtare Publike, të cilat i ka përmbyllur në vitin 1999 me vlerësimin më të lartë zyrtar.

​

​

​

Av. Agred Tafaj

​

Agred Tafaj ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2017, dhe më pas Masterin Shkencor në të Drejtën Civile në vitin 2019.

​

Karrierën e ka nisur si asistent avokat pranë Zyrës Ligjore Tafaj. Më pas, në kuadër të një projekti, është angazhuar pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke kontribuar në punën e Komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe Komisionit për Çështjet Ligjore.

​

Pas përfundimit të Shkollës së Avokatisë dhe marrjes së licencës, ai ka vijuar praktikën në Zyrën Ligjore Tafaj, me fokus në përfaqësimin ligjor në Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë dhe të Apelit.

​

Në vitin 2022, ka ndjekur studimet Master në Universitetin e Cambridge, Mbretëria e Bashkuar.

 

Av. Eritan Shehu 
​

Eritan Shehu, lindur në vitin 1976, ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe është diplomuar me sukses në vitin 1999.

​

Karrierën e tij e ka nisur si jurist pranë Prefekturës së Tiranës, për të vijuar më pas si drejtor juridik në Bashkinë e Durrësit.

 

Ka ushtruar profesionin e avokatit të lirë në Tiranë, ndërkohë që për një periudhë prej shtatë vitesh ka shërbyer si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në analizën dhe përgatitjen e çështjeve me kompleksitet të lartë juridik.

​

Është i profilizuar në të drejtën penale dhe atë administrative, me përvojë të thelluar në mbrojtjen dhe përfaqësimin ligjor, si dhe në hartimin e opinionit juridik për çështje të ndërlikuara në këto fusha.

Kontakti

​​Rruga "Ismail Qemali", Bllok, Pallati Abisnet, Nr 18, H3, Kati 9, Ap. 46, Tirane, 1001.

Cel: +355 68 200 0233

studio.s.tafaj@gmail.com

Faleminderit për mesazhin tuaj. 

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
bottom of page